Aksident mes tri veturave në Peran të Podujevës, lëndohen tre persona

Një aksident trafiku ka ndodhur mes tri veturave në fshatin Peran të Podujevës, ku si pasojë tre persona janë lënduar.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 22:45, kemi pranuar informatën për një aksident trafiku rrugor të ndodhur në fshatin Peran -Podujevë. Në aksident janë përfshirë tri automjete. Bazuar në të dhënat e deritanishme tre persona kanë pësuar lëndime trupore”, ka thënë Ahmeti.

Ajo po ashtu ka bërë të ditur se, njësia rajonale e trafikut po merret me rastin.