Aksident i rëndë në Gjakovë, vdes motoçiklisti 22-vjeçar

Një person i lindur në vitin 2001, në cilësinë e motoçiklistit, i përfshirë në një aksident me një automjet, ka vdekur në Spitalin e Gjakovës.

Lidhur me këtë rast një person është ndaluar.

Aksidenti ka ndodhur sot rreth orës 18:30 në rrugën “Gjergj Sokoli” në Gjakovë.

Lajmin e ka konfirmuar Sheremet Elezaj, zëdhënës në policinë rajonale të Gjakovës.

“Rreth orës 18:30 kemi pranuar informatë për aksident trafiku në rrugën “Gjergj Sokoli”- Gjakovë. Policia ka dalë në vend-ngjarje ku të përfshirë në aksident kanë qenë një automjet dhe një motoçikletë. Për pasojë ngasësi i motoçikletës (mashkull i lindur në vitin 2001) për shkak të lëndimeve është dërguar në spitalin rajonal në Gjakovë ku edhe ka ndërruar jetë. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i shtetit me vendim e të cilit një person është ndalur në mbajtje. Rasti është duke u trajtuar nga Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor”, tha Elezaj