Halimi: Qeveria ua komplikoi jetën prindërve me vendimin për blerjen e librave

Mosarritja e marrëveshjes mes MASHTI-t dhe shtëpive botuese për furizimin e nxënësve me tekste shkollore ka nxitur reagime të shumta, e për këtë temë ka reaguar edhe zëdhënësja politike e LDK-së, Sibel Halimi.

Ajo ka thënë se në vend që prindërit ta shfrytëzonin këtë ditë vikendi për t’u relaksuar ata janë të detyruar të vrapojnë nga një librari në tjetrën, e të presin në radhë të gjata, për librat që shpesh edhe nuk mund t'i gjejnë, raporton Zeri.info.
Halimi thotë se në vend që Qeveria të diskutonte për digjitalizimin e shkollave, po kthehet prapa në kohë.

“Kjo nuk do të ishte temë sikur të kishim një Qeveri të përgjegjshme dhe të dijshme. Tashti në vend se të flisnim për digjitalizim të shkollave e inteligjencë artificiale, sikur krejt bota e zhvilluar, na duhet të përballemi me këto sajesa e harrnime të një Qeverie të paaftë!”, shkroi ajo në Facebook. /Zëri