Al-Ittihadi, i prirur për të ribashkuar Ramosin me Benzemën

Skuadra e Ligës Pro Saudite, Al-Ittihadi raportohet se ka rritur interesin e tyre për ish-kapitenin e Real Madridit, Sergio Ramosin.

Al-Ittihadi është i prirur të shtojë një mbrojtës në radhët para mbylljes së afatit kalimtar më 7 shtator dhe është gati të lëvizë për Ramosin pasi humbi mbrojtësin e Real Betisit, Luiz Felipe, sipas “Foot Mercato”. Një lëvizje e tillë do të bënte që Ramosi të rreshtohej së bashku me ish-bashkëlojtarin e Madridit, Karim Benzemën edhe një herë pas transferimit të tij nga Los Blancos në fillim të kësaj vere.

Ramosi është një lojtar i lirë pas largimit nga Paris Saint-Germaini, por ka mundësi të tjera për t'u marrë në konsideratë. Skuadrat turke Beshiktashi dhe Galatasaray gjithashtu duan të blejnë qendërmbrojtësin. Ramosi mund të duhet të lëvizë shpejt nëse dëshiron të shkojë në Super Ligën Turke pasi oferta e Beshiktashit, me vlerë mbi 8 milionë euro në vit, do të skadojë të hënën. /Zeri.info