Marku: U riktheva siç duhej

Florian Marku ka arritur të shënojë fitore në meçin ndaj irlandezit, Dylan Moran.

Dueli i zhvilluar në AO Arena të Manchesterit u mbyll brenda disa sekondave.

Pas ndeshjes, Marku reagoi në profilin e tij në Facebook.

“U Riktheva sic duhej ! Faleminderit Zotit per fitoren e Sotme. Edhe pse ndeshja Zgjati vetem 54 seconda ne Ring.Kam punuar me muj te tere me ekipin per kte Performance ! Ju Falenderoj te gjithve per perkahjen”, shkroi Marku.