Dentistët tregojnë se cilat janë gabimet fatale që mund t’i bëni gjatë pastrimit të dhëmbëve
Dentisti Sameer Patel pretendon se mospastrimi i saktë i dhëmvëe mund të jetë fatal.
Ai thotë se gabimet e zakonshme kur bëhet fjalë për larjen e dhëmbëve dhe pastrimin nga peri mund të
“Nëse nuk kujdesemi për shëndetin tonë oral, mund të ketë implikime serioze në shëndetin tonë më tej. Përveç erës së keqe, neglizhenca për t’u kujdesur për dhëmbët dhe mishrat e dhëmbëve mund të çojë në probleme duke përfshirë sëmundjen e mishrave të dhëmbëve, absceset e dhëmbëve, prishjen, infeksionet dhe madje edhe humbjen e dhëmbëve”, u shpreh ai.
Hulumtimet kanë gjetur se njerëzit që kanë sëmundje mesatare deri në të rëndë të mishrave të dhëmbëve kanë një rrezik 69 për qind më të lartë për të zhvilluar diabetin e tipit 2, shkruan The Sun, transmeton Klankosova.tv.
Inflamacioni në gojë mund të dëmtojë gjithashtu enët tuaja të gjakut, të cilat mund të çojnë në sëmundje koronare të zemrës.
Sëmundja e mishrave të dhëmbëve thuhet se ju vë në rrezik të shtuar të sulmeve vdekjeprurëse në zemër, kancerit të pankreasit dhe sulmeve në tru.