Arrestohet një mashkull në Gjirokastër, ngacmoi seksualisht një 74-vjeçare

Një rast i paprecedentë ka ndodhur në qytetin e Gjirokastrës. Një 43-vjeçar dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një të moshuar.

Ka qenë vetë 74-vjeçarja, e cila ka denoncuar rastin në polici. Autori i dyshuar është proceduar në gjendje të lirë./abcnews.al