Sot mot me diell në Kosovë
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se ditën e sotme do të mbajë mot kryesisht me diell.
Sipas IHMK-së, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10-13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 26-30 gradë Celsius.
“Gjatë këtyre ditëve do të fryjë erë kryesisht nga juglindja e lehtë deri në mesatare”, thuhet në njoftim. /Zëri