Xhudistët e Kosovës fitojnë tetë medalje të arta

ukses i madh i Kosovës në garat individuale në Kampionatin Ballkanik të Xhudos, i cili po zhvillohet në Pejë. Tetë medalje të arta kanë fituar kosovarët në ditën e parë të garave në ngjarjen ku organizimi i është besuar Kosovës. 

Trajneri i njohur Driton Kuka nuk e ka fshehur kënaqësinë për suksesin e arritur. "Medaljet e fituara në vendlindje peshojnë më shumë!", ka shkruar ai në rrjetin social Facebook. 

Garat e kampionatit që transmetohet në RTK vazhdojnë edhe nesër ku në agjendë janë ballafaqimet ekipore.   

Nikoqire e Kampionatit Ballkanik 2023 është Kosova, ndërsa po marrin pjesë Shqipëria, Bosnia dhe Hercegovina, Bullgaria, Qipro, Greqia, Moldavia, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Rumania dhe Turqia.