Kurti: Afro 10 mijë familje janë subvencionuar për të blerë pajisje efiçiente për ngrohje

Albin Kurti, kryeministër i Kosovës ka thënë se përmes masave të Ministrisë së Ekonomisë për pajisjet efiçiente për ngrohje kanë përfituar rreth 10 mijë familje.

Ai theksoi se me mbështetjen e Bashkimit Evropian e kanë dyfishuar buxhetin, teksa potencoi se synim kanë të rrisin efiçiencën e energjisë, raporton zeri.info.

“Gjatë vitit të fundit përmes Ministrisë së Ekonomisë kemi subvencionuar afro 10 mijë familje për të blerë pajisje efiçiente për ngrohje. Këtë vit e kemi dyfishuar buxhetin me mbështetje të Bashkimit Evropian dhe po synojmë të rrisim efiçiencën e energjisë edhe për shumë familje të tjera. Aktualisht është i hapur subvencioni për pajisje efiçiente shtëpiake dhe për sisteme diellore për ngrohje të ujit sanitar”, u shpreh Kurti në një postim në Facebook.

Po ashtu ai ka ftuar qytetarët që të aplikojnë dhe të përfitojnë nga ky subvencionim. /Zëri