Dy futbollistë të njëjtë ftohen nga Kosova A dhe Kosova U21

Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës U21, Afrim Tovërlani, zbuloi sot listën e futbollistëve të ftuar për dy ndeshjet e radhës kualifikuese për “Euro 2025”. 

“Dardanët” e rinj do të luajnë në udhëtim ndaj Polonisë më 8 shtator, kurse më 12 shtator presin Gjermaninë.

Tovërlani ka vendosur për të grumbulluar dy futbollistë që u ftuan edhe nga përzgjedhësi i Kombëtares A, Primoz Gliha.

Bëhet fjalë për Andi Hotin dhe Valon Zumberin, emrat e të cilëve figurojnë në të dy listat.

Lista e Kosovës A dhe Kosovës U21:

Tani, mbetet të shihet se te cili ekip kombëtar do të bëjnë vend këta dy futbollistë.

Kosova A do të takohet me Zvicrën, më 9 shtator, kurse pas tre ditësh (12 shtator) do të luajë në udhëtim ndaj Rumanisë.