Vushtrria rikthen vendimin për mbylljen e bizneseve të dielave

Drejtoria për Inspektime në Komunën e Vushtrrisë ka njoftuar se tashmë është rikthyer vendimi për mbylljen e bizneseve të dielave dhe ditëve të festave zyrtare.

Nga ky vendim do të preken veprimtari të tilla si: qendrat tregtare, marketet, autosallonet, tregjet në qytet, raporton Zeri.infp

Por, u bë e ditur se nga ky vendim përjashtohen vetëm bizneset të cilave nuk mund t’u ndalohet procesi i përpunimit dhe prodhimit.

Ndërkaq furrat e bukës do të mbesin të hapura të dielave deri në orën 12 të ditës.

“Të gjitha veprimtaritë afariste – bizneset do të gjobiten nga 300 deri në 1,000 euro në qoftë se veprojnë në kundërshtim me dispozitat e kësaj rregulloreje”, thuhet në njoftimin e komunës. /Zëri