Abdixhiku viziton Pishinën e Gërmisë: Kosova ka nevojë për projekte konkrete dhe njerëz profesionistë

Në prag të mbylljes së sezonit veror, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka vizituar Pishinën e Gërmisë.

Ai gjatë kësaj vizite pa nga afër ndryshimet që janë bërë në këtë pishinë, teksa tha se gjatë verës kishte 18.600 vizitorë.

“Pamë nga afër të gjitha ndryshimet e bëra në Pishinën e Gërmisë, e cila këtë verë kishte plot 18,600 vizitorë. Kuptuam dhe për planet e mëdha në vijim. Puna dhe jo fjalët na duhen sot”, shkroi ai.

Abdixhiku tha se Kosova sot ka nevojë për projekte konkrete e bashkëpunim me njerëz profesionistë në mënyrë që të zhvillohet më shumë.

“Kosova sot ka nevojë për porjekte konkrete, ekipe punëtore, njerëz profesionistë e ide që fjalët e ofendimet si kanë mjet të vetëm ekzistence. Kosova mundet më mirë dhe do të bëhet më mirë”, shkroi ai në Facebook. /Zëri