Berisha akuzon Ramën: Me porosi të Vuçiqit nuk e lejon shtatoren e Rugovës në Tiranë

Politikani Sali Berisha ka akuzuar kryeministrin aktual të Shqipërisë, Edi Rama se nuk po e lejon që shtatorja e ish-presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova të vendoset në Tiranë.

E sipas tij, Rama është i ndikuar dhe po përcjell direktivat e presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, raporton Zeri.info.

Këtë qëndrim ai e bëri të ditur përmes një postimi në Facebook, ku bashkëngjiti një fotografi të tij dhe të Rugovës të bërë në vitin 1991.

“Miq, ju përshëndes sot me këtë foto me presidentin e ndjerë Ibrahim Rugova, në shtepine time, shkurt 1991! Edi Rama me porosi të Vuçiç nuk lejon vendosjen e shtatores së tij në Tiranë”, shkroi ai. /Zëri