Vdes në moshën 76-vjeçare këngëtari dhe kompozitori i njohur amerikan

Këngëtari dhe kompozitori amerikan Jimmy Buffett ka ndërruar jetë në moshën 76-vjeçare. Këngëtari dhe kantautori vazhdimisht në turne, ishte shtruar në spital në fillim të këtij viti për një sëmundje të rendë.

Kënga e tij më e njohur ishte “Margaritaville “.

Përveç karrierës së tij muzikore, Buffett ishte gjithashtu një autor i suksesshëm më i shitur dhe aktiv në biznes. Ai kishte dy zinxhirë restorantesh të emërtuar sipas hiteve të tij më të mëdha, zinxhirët Margaritaville Cafe dhe Cheeseburger in Paradise.

Buffett ishte një nga muzikantët më të pasur në botë, me një pasuri që i afrohej 1 miliard dollarëve. /abcnews