Policia gjobit shoferin në Ferizaj për tejkalim shpejtësie

Policia Rajonale e Komunikacionit Rrugor në Ferizaj, ka ndaluar shoferin SH.H, 36-vjeçar, i cili me veturë ka bërë tejkalimin e shpejtësisë, ku në zonën e kufizimit 50 km/h ka zhvilluar shpejtësi 100 km/h.

Sipas njoftimit të Policisë thuhet se ngjarja ka ndodhur gjatë ditës së djeshme, rreth orës 18:51 në rrugën lokale " Brahim Ademi" në Ferizaj, raporton Zeri.info.

"Ndaj tij, policia i shqiptoi një gjobë kundërvajtëse sipas ligjit të komunikacionit rrugor me dënim 300 euro, 3 pikë negative dhe gjashtë (6) muaj masë mbrojtëse, heqje e patentë shoferit", thuhet në njoftimin e Policisë.

Me këtë rast, Policia Rajonale në Ferizaj apelon tek shoferët e automjeteve që të respektojnë shpejtësinë dhe shenjat e komunikacionit. Veprimet e tilla rrezikojnë direkt jetën e tyre dhe pjesëmarrësve tjerë në komunikacion dhe fton qytetarët të bashkëpunojnë me policinë.

"Për të gjitha kundërvajtjet që mund të shkaktohen në komunikacion, të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406.
Të dhënat e juaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë", thuhet në njoftimin e Policisë. /Zëri