Beyonce tani është “kryetare bashkie”

Të mërkurën e kaluar, këngëtarja e njohur mori titullin e kryebashkiakut të nderi të Santa Clara-s dhe përmes menaxherit të saj të marrëdhënieve me publikun mori çelësin e qytetit. Vetë ajo nuk mundi të ishte në ceremoninë që e miroi titullin e saj nderi, për shkak të angazhimeve profesionale.

Tani që e mendojmë, meqë po afrojnë zgjedhjet komunale, një votë për Beyoncen, qoftë edhe si këshilltare bashkiake, do ta jepnim patjetër.

Pas pak ditësh ylli ka ditëlindjen dhe ndërkohë i ka kërkuar fansave të saj që gjatë gjithë shtatorit të veshin rroba në nuancat e argjendta në koncertet e saj, në mënyrë që arena e çdo koncerti të duket si një top i madh disko. Sot është data 1 e muajit, mbetet për t’u parë nëse do të realizohet dëshira e kryebashkiakes. /abcnews