E zuri rryma teksa po punonte në tokën e tij, vdes 31-vjeçari në Divjakë

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Divjakë me pasojë vdekjen e një 31 vjeçari.

I riu ka qenë duke punuar tokën në fshatin Biçukas, ku dyshohet se ka rënë në kontakt me energjinë elektrike.

“Në fshatin Biçukas, Divjakë, shtetasi A. N., 31 vjeç, duke punuar në tokën e tij, dyshohet ka rënë në kontakt me rrymën elektrike dhe për pasojë ka ndërruar jetë.”, njofton policia. /abcnews