Gjuajti me armë në një aheng familjar, arrestohet një person në Fushë-Kosovë

Është arrestuar një person në Fushë-Kosovë, pasi i njëjti ka gjuajtur me armë në një aheng familjar.

Sipas njoftimit të Policisë bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur të premten rreth orës 11:20 në Fushë-Kosovë, raporton Zeri.info. 

“Njësitë policore kanë dalur në vendin e ngjarjes ku nga i dyshuari kanë sekuestruar një revole me gas, një karikator, dy (2) gëzhoja dhe  pesë (5) fishek (njëri nga fishekët kishte ngecur brenda ne tytë dhe zyrtaret kompetent do ta nxjerrin nga tyta). Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e Policisë. /Zëri