Pejë, tre persona arrestohen për sulm ndaj dy të tjerëve

Tre persona janë arrestuar nga Policia e Kosovës në Pejë, pasi që të njëjtit kanë sulmuar fizikisht dy të tjerë.

Sipas njoftimit të Policisë bëhet e ditur se, ngjarja ka ndodhur më datën 31.08.2023, rreth orës 23:00 në Pejë, raporton Zeri.info.

“Janë arrestuar tre (3) të dyshuar meshkuj kosovarë nën dyshimin se fillimisht kanë sulmuar fizikisht njërin nga viktimat mashkull kosovar e më pas kanë sulmuar dhe e ka kanosur edhe viktimën tjetër i cili ka  tentuar që t’i ndajë. Viktimës iu është ofruar tretman mjekësor në spitalin e Pejës. Me vendim të prokurorit të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje”. /Zëri