Zhduket një vajzë në Suharekë, babai e raporton në Polici

Një baba ka raportuar në Polici se vajza e tij është larguar nga shtëpia dhe se nuk kanë njohuri për vend ndodhjen e saj.

Sipas njoftimit të Policisë bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur të premten, rreth orës 17:00 në Suharekë, raporton Zeri.info.

“Një mashkull kosovar ka raportuar se vajza e tij kosovare është larguar nga shtëpia dhe nuk kanë njohuri për vend ndodhje e saj, rasti në procedurë hetimore”, thuhet në njoftimin e Policisë. /Zëri