Zhduket një person në Prizren, nisin hetimet

Një dëshmitar i rastit ka raportuar në Polici se një person është larguar nga objekti dhe se nuk kanë njohuri se ku gjindet.

Sipas njoftimit të Policisë thuhet se ngjarja ka ndodhur të premten rreth orës 15:15 në Prizren, raporton Zeri.info.

“Një mashkull kosovar - dëshmitar, ka raportuar se personi mashkull kosovar është larguar nga objekti dhe nuk kanë njohuri vend ndodhjen e tij. Është njoftuar prokurori, rasti në procedurë hetimore”, thuhet në njoftimin e Policisë. /Zëri