Studimi zbulon se marrja e vitaminës C dhe E si tableta ndikon në përhapjen e kancerit të mushkërive

Një studim ka treguar se marrja e tabletave të vitaminave C dhe E mund të ndikojë që kanceri i mushkërive të rritet dhe të përhapet.

Shkencëtarët suedezë theksuan se njerëzit me çdo formë kanceri duhet të shmangin ndryshimin e dietës së tyre në fund të studimit të ri, raporton The Sun, transmeton Zeri.info.

Po të njëjtit studiues përmes eksperimentit e tyre zbuluan se sa më i lartë niveli i këtyre vitaminave aq më shumë enë të reja gjaku formohen brenda tumorëve, pra nxit rritjen dhe përhapjen e kësaj sëmundjeje.

“Sot në shoqëri, ka shumë njerëz që ushqehen shëndetshëm, kanë disa suplemente, dhe më pas mund të pinë një gotë xhenxhefili dhe një smoothie.Nëse i bëni të gjitha këto, mund të përfundoni me nivelet e dozave për të cilat po flasim”, theksojnë këta studiues.

Por, dr.Martin u shpreh se vitaminat janë shumë të rëndësishme për shëndetin e njeriut dhe se nuk duhet të hiqen komplet nga dieta.

“Nëse do të hiqnit të gjithë antioksidantët në ushqim, do të sëmureshit për një sërë arsyesh, siç janë mungesa e vitaminave, dhe kjo do të ndikonte në kancer”, tha ai ndër tjera. /Zëri