Vetaksident në Gjakovë, vdes 54-vjeçari nga Shqipëria
Sot rreth orës 19:50 ka ndodhur një vetaksident në Gjakovë, ku ka pasur një viktimë i moshës 54-vjeçare.
Këtë për “Zëri” e konfirmoi zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj, i cili tha se viktima është shtetas i Shqipërisë.
Ai më tej tha se për këtë rast është njoftuar prokurori i shtetit dhe janë marrë veprimet e nevojshme hetimore.
“Rreth orës 19:50 kemi pranuar informatë për aksident trafiku në fshatin Vogovë- Gjakovë. Policia ka dalë në vend-ngjarje ku ngasësi i një automjeti dyshohet se ka humbur kontrollin mbi automjetin dhe është vet-aksidentuar. Për pasojë shoferi i automjetit (mashkull, shtetas i Republikës së Shqipërisë, i lindur në vitin 1969) ka humbur jetën”, u shpreh Elezaj. /Zëri