Mandli thotë se do të ishte gabim historik shtyrja e liberalizimit të vizave

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, ka thënë se liberalizimi i vizave për kosovarët nuk duhet të lidhet me procesin e dialogut Kosovë-Serbi.

E të njëjtin medim me Cramon duket se e ndan edhe eurodeputeti austriak, Lukas Mandl, i cili tha se shtyerja e liberalizimit të vizave për Kosovën do të ishte gabim historik, raporton Zeri.info.

Ai këtë qëndrim e shprehu përmes një shkrimi në platformën “X”, ku ndër tjera u shpreh se “Më vjen mirë që ndoqët nismën time Viola. Të njëjtën gjë e bëri Andrey Kovatchev, Andreas Schieder dhe Ilhan Kyuchyuk. U jam mirënjohës për këtë. Kjo është nismë ndërpartiake. Do të ishte gabim historik shtyrja e liberalizimit të vizave për Kosovën”. /Zëri