Deri në tri orë pritje në dalje të Merdares, kolona 800 metra

Deri në tri orë janë pritjet në dalje të pikës kufitare në Merdarë.

Sipas Qendrës për Menaxhimin Kufitar të Kosovës kolona në këtë pikë kufitare është 800 metra.

Ndërkaq, në dalje të Dheut të Bardhë pritjet janë deri në një orë.

Në pikat e tjera kufitare, ka pritje deri në pesë minuta.