Shpërthen bombola e gazit, vdes 56-vjeçari në Vlorë

Policia ka zbardhur ngjarjen e ndodhur mëngjesin e sotëm Selenicë të Vlorës, një 56- vjeçar humbi jetën. Ai mori lëndime të shumta pas shpërthimit, por ndërroi jetë rrugës për në spital.

Në fillim dyshohej se mund të ketë shpërthyer një lëndë plasëse por ka verifikimet rezulton se ka qenë një sobë e vogël me gaz.

“Dokumentohet me prova ligjore se në territorin e jashtëm të banesës së shtetasit D. G., ka shpëthyer bombola e një sobe të vogël me gaz.

Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe procedurale, të kryera nga grupi i posaçëm hetimor i ngritur për këtë rast, dhe nga eskpertët xhenierë, në drejtimin e Prokurorisë së Vlorës, të cilët shkuan në vendngjarje menjëherë pas njoftimit, u bë e mundur zbardhja dhe dokumentimi me prova ligjore i ngjarjes së raportuar në sallën operative të DVP Vlorë, rreth orës 06:15 të mëngjesit të sotëm.

Nga hetimet rezulton se mëngjesin e sotëm, në territorin e jashtëm të banesës së shtetasit D. G., 56 vjeç, ka shpërthyer një sobë e vogël me gaz. Nga shpërthimi është dëmtuar shtetasi D. G., i cili si pasojë ka humbur jetën, gjatë transportimit në spital.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme”,-thuhet në njoftimin e Policisë. /euronews