Vetura e Policisë aksidentohet me veturën e Majlinda Kelmendit [foto]

Një aksident trafiku ka ndodhur sot në rrugën “Luan Haradinaj” në Prishtinë.

Në aksident është përfshirë vetura e xhudistes Majlinda Kelmendi dhe një veturë e policisë, raporton Zeri.info.

Mësohet se vetura e policisë e cila u aksidentua, ishte duke reaguar pas një grabitje që ndodhi në bankën BKT në sheshin “Nënë Tereza”. /Zëri