Aksident trafiku në Prishtinë përfshihet edhe një veturë e policisë [foto]

Një aksident trafiku ka ndodhur sot në qendër të Prishtinës.

Aksidenti, siç raporton “Zëri”, ka ndodhur në rrugën "Luan Haradinaj" në kryeqytet, ndërsa në të janë përfshirë dy vetura dhe njëra prej tyre është e Policisë së Kosovës.

Nuk dihet ende nëse ka pasur të lënduar nga ky aksident i cili ka shkaktuar edhe kolona e tollovi në trafik.

Më poshtë mund të shihni pamje nga vendi i ngjarjes.