Vitia takohet me përfaqësuesit e Odës së Stomatologjisë, flasin për rritjen e cilësisë së shërbimeve në këtë sektor

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka pritur në takim përfaqësuesit e Odës së Stomatologëve të Kosovës, Blerim Kamberi dhe Ali Gashi.

Sipas njoftimit, bëhet e ditur se në këtë takim temë diskutimi ishte me qëllim të rritjes së cilësisë së shërbimeve stomatologjike, si dhe hartimit të dokumenteve strategjike dhe zhvillimore.

Vitia mes tjerash tha se odat e profesionistëve shëndetësorë janë shtylla e sistemit shëndetësor.

"Bashkëpunimi ynë siguron rritje të cilësisë së shërbimeve shëndetësore. Qëllimet tona janë të përbashkëta në shërbim të qytetarëve dhe thellimi i bashkëpunimit është shumë i rëndësishëm", është shprehur Vitia.

Kurse, kryetari i Odës së Stomatologëve të Kosovës prezantoi para ministrit planet dhe objektivat e punës së tyre.

”Gjatë këtij takimi u vlerësua domosdoshmëria urgjente e hartimit të dokumenteve strategjike, ndërsa të pranishmit u dakorduan që të themelohen grupet punuese të përbashkëta për hartimin e tyre”, thuhet në njoftim. /Zëri