Arrestohen dhe më pas lirohen tre të mitur të dyshuar se i vunë flakën Muzeut të Muzikës në Gjakovë

Policia në Gjakovë ka arrestuar të enjten tre të mitur si të dyshuar për vënien e zjarrit Muzeut të Muzikës në Gjakovë.

Të njëjtit janë liruar më pas në procedurë të rregullt, transmeton Zeri.info.

“Më datë 31.08.2023, pas një pune intensive hetuesit policorë kanë arritur të identifikojnë tre persona të moshës së mitur, të dyshuar si kryes të mundshëm të veprës. Pas dëgjimit të tyre në prezencën e akterëve të nevojshëm në konsultim me prokuroin e çështjes të njëjtit janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e Policisë. /Zëri