Haradinaj uron nxënësit për vitin e ri shkollor, ulet edhe në bankat e një shkolle në Suharekë

Keru i AAK-së Ramush Haradinaj, ka uruar nxënësit me rastin e vitit të ri shkollor.

Haradinaj ka vizituar shkollën më të vjetër në Suharekë, shkollën “7 Marsi” ku ka takuar edhe nxënësit e kësaj shkolle dhe është ulur bashkë me ta në bankat e shkollës, transmeton Zeri.info.

“Në ditën e parë të vitit të ri shkollor, pata nderin të vizitoj Komunën e Suharekës dhe të bisedoj me kryetarin Bali Muharremaj, një kryetar shembull për angazhim në të gjitha sferat e jetës.

Bashkë me kryetarin dhe deputeten Albana Bytyqi, po ashtu vizituam shkollën më të vjetër në Suharekë, shkollën fillore "7 Marsi", me ç'rast takuam personelin dhe nxënësit”, ka shkruar Haradinaj.

“Sot më shumë se çdo herë u emocionova teksa pashë nxënësit në hapat e tyre të parë në një botë me plot mundësi. Nxënësve ju thashë se jemi bashkë me ta, mësimdhënësit dhe prindërit, në synimin tonë drejt rritjes së cilësisë së arsimit dhe ndërtimin e një të ardhme më të ndritshme për vendin.Urime nxënës, mësimdhënës e prindër të dashur!”, ka uruar Haradinaj. /Zëri