Osmani uron Shqipërinë për marrjen e Presidencës së KS të OKB-së

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, ka uruar Shqipërinë për marrjen e Presidencës së Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

Osmani ka shkruar se në këtë kohë vendimtare për paqen dhe sigurinë, është e rëndësishme që ne të vazhdojmë të qëndrojmë të bashkuar në promovimin e vlerave tona të përbashkëta demokratike globalisht, transmeton Zeri.info.

“Suksese Presidentit Bajram Begaj, Kryeministrit Edi Rama, Misionit të Shqipërisë në OKB me marrjen e Presidencës së KS të OKB-së nga Shqipëria. Në këtë kohë vendimtare për paqen dhe sigurinë, është e rëndësishme që ne të vazhdojmë të qëndrojmë të bashkuar në promovimin e vlerave tona të përbashkëta demokratike globalisht”, shkroi Osmani në Twitter.

Shqipëria do të marrë sot, për herë të dytë, presidencën e radhës së Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, që kur ajo u bë pjesë e këtij forumi, në janar të vitit të shkuar, si anëtare jo e përhershme. /Zëri