Istog: Një mashkull raporton në polici një femër për ngacmim

Një person ka raportuar në Polici se është ngacmuar nga një femër, deri sa ka qenë pranë veturës së tij.

Sipas njoftimit të Policisë bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur më datën 30.08.2023 rreth orës 12:35, në Istog, raporton Zeri.info.

“Viktima mashkull kosovar, ka raportuar se derisa ka qenë pranë veturës së tij është ngacmuar nga e dyshuara femër kosovare e cila nuk është takuar dhe gjendet në arrati. Rasti në procedurë hetimore”, thuhet në njoftimin e Policisë. /Zëri