Dy persona vdesin në dy aksidente trafiku në Podujevë

Dy aksidente trafiku me fatalitet kanë ndodhur të enjten në Podujevë, ku si pasojë dy persona kanë humbur jetën.

Policia ka njoftuar se është arrestuar i dyshuari mashkull pasi që, i njëjti duke drejtuar automjetin, dyshohet që nga pakujdesia ka goditur këmbësoren femër kosovare. Si pasojë e lëndimeve viktima ka ndërruar jetë, vdekjen e të cilës e ka konstatuar ekipi mjekësor.

“Me vendim të prokurorit trupi i pajetë dërgohet në IML për obduksion, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë, transmeton Zeri.info.

Ndërsa në rastin e dytë raportohet se ka ndodhur një vet aksident trafiku, ku si pasojë tre persona meshkuj kosovarë kanë pësuar lëndime trupore.

Të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor në QKUK , ku njeri prej tyre ka ndërruar jetë ./Zëri