Dy aksidente të rënda në Podujevë, raportohet për persona të lënduar

Dy aksidente të rënda kanë ndodhur gjatë natës së djeshme në Podujevë, njëri në fshatin Gllamnik dhe tjetri në fshatin Llugë të Podujevës.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka thënë se në aksidentin e parë të ndodhur në fshatin Gllamnik të Podujevës, një këmbësor është aksidentuar nga një veturë në lëvizje, deri sa tjetri qenë vetë aksident, i ndodhur në fshatin Lluga.

“Rreth orës 22:00 kemi marrë informatën për një aksident trafiku në fshatin Gllamnik të Podujevës, ku kanë qenë të përfshirë një automjet dhe një këmbësor. Në aksident lëndime të rënda ka pësuar këmbësori. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, është shprehur Ahmeti.

Ndërsa në fshatin Lluga raportohet se ka ndodhur një vetë aksident, ku tre persona kanë marrë lëndime trupore.