“Siguria në shkolla”, shtohet prania e policëve nëpër shkolla për parandalimin “e çdo akti të mundshëm kriminal”
Policia në rajonin e Gjilanit përmes njoftimit ka bërë të ditur se ka vendosur që ta shtojë praninë e zyrtarëve policorë në shkolla dhe përreth ambienteve të tyre me qëllim zhvillimin normal të procesit mësimor në shkolla dhe sigurinë në trafik afër shkollave.
Këtë plan Policia e Kosovës e ka emëruar “Siguria në shkolla”.
“Me këtë rast është planifikuar që në të gjitha shkollat dhe përreth ambienteve të tyre të ketë prezencë të shtuar të policisë me qëllim parandalimin e çdo akti të mundshëm kriminal”, thuhet në njoftim.
Po ashtu sipas njoftimit tëPolicis thuhet se janë përcaktuar masa për implementim të projekteve dhe fushatave vetëdijësuese me qëllim të parandalimit të dukurive negative dhe rritjes së nivelit të sigurisë në ambientet shkollore.