Traktori në rrugë i bën shoferët t’u ngrihen flokët përpjetë, por kur shfaqet në kryqëzim…

Shikoni situatën e trafikut në foto, pastaj përpiquni të jepni përgjigjen në më pak se një minutë.

Thjesht shfaqja e një traktori në rrugë bën që shumicë së shoferëve t’u ngrihen flokët. Mirëpo, edhe traktorët janë realitet në rrugët tona, ndaj këtë të premte kemi pikërisht një situatë “traktori”.

Komunikacioni në kryqëzimin, ku kryqëzohen rrugët me dhe pa të drejtë përparësie, është i rregulluar me semaforë dhe sinjalistikë horizontale.

LEXO EDHE: 

Vetëm shoferët e mirë do t’ia dalin! Si të parandaloni këtë lloj bllokimi në kryqëzim?

Shikoni mirë foton dhe radhitjen e automjeteve në rrugë, pastaj mendoni se si do të sillet traktori në këtë situatë trafiku.

Përgjigjja:

Veturat kalojnë të parat nëpër kryqëzim, sepse lëvizin përgjatë rrugës me të drejtë kalimi dhe qëndrojnë në të pasi kalojnë kryqëzimin.

Autobusi kalon i dyti, pasi është në rrugën me të drejtë kalimi nga e cila hyn në rrugë pa përparësi, transmeton Telegrafi. Përveç kësaj, autobusi i afrohet traktorit nga ana e djathtë. Traktori është i fundit që kalon nëpër kryqëzim.