iPhone juaj aktual humb vlerën këtë fundjavë
Apple dhe klientët e saj po bëhen gati për lansimin e gjeneratës së re të iPhone-ve.
Sipas thashethemeve, iPhone 15 mund të prezantohet nga Apple më 12 shtator.
Nisur nga afrimi i datës, ekspertët këshillojnë këdo që do të shesë telefonin për të blerë një të ri më pas, që të veprojë tani, pasi vlera e të gjitha modeleve pritet të bjerë.
Kompania e ndërrimit të celularëve Sellcell parashikon që çmimet e ndërrimit të bien me 16% pas daljes në treg të modeleve të reja. Kurse sipas Envirofone vlera e shitjes apo këmbimit për iPhone 14 Pro do të bjerë me 16 për qind me afrimin e datës së lansimit të produkteve të reja.
iPhone 14 Pro shitet mesatarisht për rreth 820 dollarë për momentin, por pas lansimit, çmimi mund të bjerë me 130 dollarë.
Në të kaluarën, iPhone-ët e vjetër kanë humbur midis 60 për qind dhe 65 për qind të çmimit fillestar të rekomanduar me pakicë (RRP) 28 ditë përpara lançimit të një modeli të ri.
Kjo do të thotë se koha ideale për të shitur celularin tuaj të vjetër do të ishte para 26 gushtit. /cnn