Këta janë emrat më të përhapur në Zvicër, disa tingëllojnë shqip

Sipas një njoftimi për shtyp nga Zyra Federale e Statistikave (BFS), në vitin 2022 në Zvicër kishte 82.371 të porsalindur.

Në tri rajonet gjuhësore ka emra të ndryshëm kryesorë për emrat e parë.

Emrat më të ngjitur në vitin 2022 në Zvicër kanë qenë Solea për femra dhe Lior për meshkuj.

Emri Liam është rritur shumë, ashtu si edhe emri Mia.

Tre mbiemrat më të shpeshtë në Zvicër mbesin ende Müller, Meier dhe Schmid.

Duhet cekur se emrat më të shpeshtë në Zvicër janë emra që në shumë raste u vihen edhe fëmijëve shqiptarë.