Ermal Krasniqi dhe Arlind Ajeti, protagonistë në fitoren dramatike të Clujit
Cluj ka fituar ndeshjen dramatike në udhëtim te Universitatea Cluj në kuadër të javës së gjashtë në Superligën e Rumanisë.
Endrit Krasniqi asistoi te goli Philip Otele që u realizuar në minutën e 45+3-të për rezultatin 2-1.
Derisa Cluj ia doli t’i barazonte shifrat në 2-2, për golin e epërsisë së tyre u përkujdes Arlind Ajeti, që realizoi në minutën e 68-të për 3-2.
Derisa Universitatea Cluj i barazoi shifrat në 3-3, Cluj u kundërpërgjigj edhe njëherë, ndërsa Krasniqi ishte sërish pjesëmarrës.
Goli i realizuar prej Jefte Betancor ishte falë nisjes së aksionit nga Krasniqi, që pasoi te Avounou, me këtë të fundit që asistoi te shkou i skuadrës për rezultatin final 4-3.
Cluj aktualisht gjendet në vendin e katërt me dhjetë pikë, pesë më pak se lideri FCSB. /Telegrafi