Krasniqi njofton se filluan punimet në Gjakovë për rrugën që do t’i lidhë dy pika kufitare
Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal Elbert Krasniqi dhe kryetari i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini, kanë përuruar fillimin e punimeve për projektin “Zgjerimi i rrugës ‘Martirët e Kombit’”.
Sipas Krasniqit, ky projekt ka vlerë mbi një milion euro dhe është financuar nga Granti i Performancës Komunale, shkruan Zeri.info.
Ai beson se përmes këtij projekti do të lidhet Gjakova dhe Reka e Keqe, si dhe kufitarja me Shqipërinë, “Qafa e Prushit” dhe “Qafa e Morinës”.
“Projekte të tilla, të cilat ndihmojnë qytetarët, janë motiv për punën tonë”, u shpreh ai. /Zëri