Forumi strategjik: A do takohen Rama e Kurti në Slloveni?
Pamjen e bukur e ajrin e pastër do ta shijojnë për dy ditë bashkë.
Mbase këta faktorë, mund të ndikojnë që Sllovenia të bëhet sebep që kryeministri i Kosovës e ai i Shqipërisë në fund të këtij muaji të thyejnë akullin e komunikimit.
Albin Kurti e Edi Rama do të marrin pjesë në Forumin Strategjik të Bledit më 28 dhe 29 gusht, njofton Klan Kosova.
Nga krerët e dy qeverive, po kërkohet të mos shamngin takimin e diskutimin mes tyre.
Të dyja nuk ndodhën edhe muajve të fundit, pasi Rama anuloi mbledhjen e dy qeverive e Kurti nuk e priti homologun shqiptar kur ky e vizitoi Prishtinën.