Ballkani mposht Linconin dhe kalon në Play-off të Ligës së Konferencës

Ballkani ka arritur të kualifikohet për të dytën herë radhazi në Play-off në Ligën e Konferencës.

Skuadra kosovare mposhti Lincoln Red Imspin me rezultat 1-3 teksa me atë të përgjithshëm 1-5.

Ndeshja u zhvillua në stadiumin “Victoria Stadium” në Gjibraltar.

Golat për portokallinjtë u shënuan nga Meriton Korenica, Edvin Kuç dhe Qëndrim Zyba, ndërsa për Lincolnin realizoi Juampe.

Me këtë fitore, Ballkani vazhdon tutje garën në Ligën e Konferencës, teksa nëndeshjen e play-offit, do të përballet me fituesin e duelit Bate Borisov-Sheriff Tiraspol. /Zeri.info