BE-ja kërkon nga Qeveria hapa të mëtejmë në veri, përveç reduktimit të policisë
Bashkimi Evropian e ka mirëpritur vendimin e Qeverisë së Kosovës për reduktimin edhe për 25 për qind të pranisë policore brenda dhe përreth ndërtesave komunale në veri.
Mirëpo, BE-ja thotë se nevojiten hapa të mëtejshëm në kuadër të shtensionimit të situatës në veri të Kosovës.
“BE-ja mirëpret njoftimin e fundit nga Qeveria e Kosovës për një reduktim të mëtejshëm prej 25% të pranisë së policisë brenda dhe përreth ndërtesave komunale në veri të Kosovës. Vendimi është marrë pas takimit të nivelit teknik në mes të Policisë së Kosovës dhe EULEX-it, me qëllim përcaktimin e parametrave të përbashkët për vlerësimin e situatës së sigurisë në komunat veriore. Këto janë hapa në drejtimin e duhur, por nevojiten hapa të mëtejshëm”, thuhet në përgjigjen e BE-së. /rtvdukgjini