Tesla-s i mjaftojnë vetëm 40 sekonda për ta nxjerr një veturë nga linja e prodhimit të Giga Shanghai

Sipas një video të postuar në X (Twitter) nga “Shanghai Let’s meet”, Gigafabrika e Tesla-s në Shangai mund ta nxjerr një Model 3 ose Model Y çdo 40 sekonda.

Ky informacion është një tjetër përkujtues i shkallës së lartë dhe efikasitetit të prodhimit të Tesla-s në vendin aziatik.

Shpejtësia e jashtëzakonshme e prodhimit e tejkalon edhe Ford-in, kompani kjo e cila në një deklaratë për media në janarin e 2023-shit kishte thënë se fabrika e saj e kamionçinave në Dearborn të Miçigan-it, nga linja e saj e prodhimit mund ta nxjerr një F-150 çdo 49 sekonda, raporton InsideEVs, përcjell telegrafi.

Bazuar në një raport, fabrika në fjalë e ka një kapacitet prodhimi vjetor prej 1 milionë veturave, dhe në gjysmën e parë të 2023-shit, Tesla veçse ka arritur shitjen e afro 500 mijë veturave elektrike të prodhuar në këtë fabrikë.

Fabrika gjithashtu është një qendër eksporti për Tesla-n, nga ku Model 3 dhe Model Y dërgohen në tregje si Tajlanda dhe Kanadaja.

Ndër të tjera, gjiganti amerikan i veturave elektrike thotë se optimizimi i kostove është çelësi drejt suksesit të saj