Fjetja zhveshur është shumë e mirë për shëndetin
Shumica e njerëzve veshin pizhame gjatë dimrit, ndërsa në verë flenë vetëm me brekë. Por, ekspertët kanë zbuluar se kjo i shkakton shëndetit më shumë dëm, se sa dobi.
Rezultatet e një hulumtimi, kanë gjetur se është më mirë të flihet lakuriq, për të lënë këto regjione të ‘marrin frymë’, në mënyrë që të shmangen infeksionet.
Në këto hapësira, mblidhet një numër i madh i baktereve, që shumohen më pas shkaku i nxehtësisë, posaçërisht nga djersa.
Dr Alyssa Dweck që punon në disa spitale, në New York, ka thënë: “I rekomandoj shumë pacientëve, që të flenë të zhveshur”, transmeton Telegrafi.
“Po që se këto hapësira janë të mbuluara gjatë tërë kohës, posaçërisht nëse materiali e mbanë lagështinë dhe nuk e absorbon, krijohet lagështi dhe nxehtësi e përkryer, që të zhvillohen bakteret në masë të madhe” ka thënë Dr Dweck.
Kjo mund të shkaktojë të kruajtje, irritime dhe infeksione të lëkurës.
Problemi mund të bëhet edhe më i madh, te femrat që vuajnë nga skuqjet gjatë kohës kur i kanë periodat menstruale.
Sipas studimit, sugjerohet të mos vishen brekë kur shkoni në shtrat, por personat që nuk mund të flenë zhveshur, të veshin të tilla që janë shumë të gjera dhe të lëshuara.