Teodor Keko: Kur e di se do të vdesësh

Poezi nga Teodor Keko

Kur e di se do të vdesësh,
Pemët kanë më shumë lule
dhe më shumë yje qielli ka.
Më të mirë dhe më të çuditshëm janë njerëzit,
që nuk e kuptojnë se hija e trupit të tyre
është vetë vdekja.

Kur e di se do të vdesësh,
toka është pjellore si grua
dhe qielli ta shuan përjetësisht etjen me shirat e tij
dhe avionët nuk fluturojnë për t’u rrëzuar
dhe njerëzit nuk lindin për t’u bërë nesër të liq.

Më mirë ta dish se do të vdesësh!
Lulet lule do të jenë dhe nuk do të kundërmojnë më trishtim
dhe njerëzit do të kthehen më shpesh te distributor i harruar
të furnizohen falas me besim…