SHSKUK: Do t’i ndërmarrim të gjitha veprimet e nevojshme të ofrojmë shërbime shëndetësore për qytetarët e Gjakovës
Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (SHSKUK), përmes njoftimit, ka bërë të ditur se është duke analizuar situatën e fundit në spitalin e përgjithshëm "Isa Grezda", në Gjakovë.
Sipas njoftimit, menaxhmenti i SHSKUK-së do të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme, konform kompetencave ligjore që ka, për të ofruar shërbime shëndetësore për qytetarët e rajonit të Gjakovës, raporton Zeri.info.
“SHSKUK-ja e dënon veprimin e të punësuarve të Spitalit, që penguan punën e lirë të gazetarëve dhe mediave, duke garantuar dhe ofruar bashkëpunim të plotë me mediet dhe gazetarët. SHSKUK-ja, nuk ka qenë në dijeni për pengimin e gazetarëve, deri në publikimin e videos nga mediet”, thuhet në njoftim.
Po ashtu bëhet e ditur se së shpejti do të bëhen publikë hapat që do të ndërmerren në Spitalin e Gjakovës. /Zëri