Burri i humbur për tre muaj në mes të detit me qenin e tij thotë se mbijetoi duke ngrënë sushi

Historia duket si një skenar filmi, por është plotësisht e vërtetë: Një burrë 54-vjeçar, australian Timothy Lyndsay Shaddock, arriti të mbijetojë për tre muaj me qenin e tij, Bella, në mes të detit. Pas shpëtimit të tij, në fakt, nga një anije peshkimi meksikane, rezultoi se përveç jetës, ai kishte arritur të ruante edhe sensin e humorit, teksa komentoi se mbijetoi duke ngrënë “shumë sushi”.

“Ndihem mirë. Ajo që është e sigurt është se ndihem shumë më mirë se sa isha”, tha ai me një buzëqeshje para gazetarëve kur zbarkoi pas një përjetësie në një port pranë Mexico City.

“Ndihem mirënjohës për kapitenin dhe kompaninë e peshkimit që më shpëtuan jetën. Unë jam gjallë, megjithëse nuk e mendoja se do t’ia dilja. Ndihem mirënjohës për kapitenin dhe kompaninë e peshkimit që më shpëtuan jetën. Unë jam gjallë, megjithëse nuk e mendoja se do t’ia dilja”.

Momenti i shpëtimit të tij, në fakt, është kapur në një video ku anija e peshkimit i afrohet varkës së Shaddock, me kapitenin që e përshëndet dhe të humburin që i vendos dorën në gjoks si “faleminderit” dhe shpërthen në lot.

Australiani lundroi në prill nga Meksika në Polinezinë Franceze. Hera e fundit që ai pa tokë ishte në fillim të majit.

Kur e pyetën pse e nisi këtë Odise, ai tha: “Nuk jam i sigurt se kam një përgjigje për të dhënë, por më pëlqen shumë lundrimi dhe i dua njerëzit e detit. Deti na bashkon, oqeani është brenda nesh. Ne jemi oqeani”.

Disa javë pasi filloi udhëtimin e tij, një stuhi çaktivizoi jo vetëm sistemet elektronike të varkës së tij, por edhe kuzhinën e tij. Që atëherë ai ka mbijetuar duke ngrënë peshk të papërpunuar dhe duke pirë ujë shiu. “Më është dashur të përtypja shumë sushi”, bën shaka ai sot për rënie e tij të dukshme në peshë. Siç shton ai, ka jetuar “shumë ditë të këqija” në det, por edhe disa të mira.

“Po përpiqesha të gjeja lumturinë brenda vetes dhe gjeta shumë lumturi, vetëm në det. Shpesh futesha në ujë, sepse më pëlqente”.

Nuk është për t’u habitur, kur ai u pa me qenin e tij të vogël në det, të dy ishin në një gjendje ” të pasigurt “, pa furnizime ose mbrojtje nga dielli. Stafi i anijes së peshkimit u dha ndihmën e parë, ushqim dhe ujë.

Sigurisht, një rol të rëndësishëm në mbijetesën e tij luajti edhe shoqëria e qenit të tij, të cilin e gjeti në Meksikë dhe e adoptoi. “Ai është meksikan. Ai mishëron shpirtin e vendit, nuk më linte të shkoja. U përpoqa t’i gjeja një shtëpi për tre ditë, por ai vazhdoi të më ndiqte, deri në det. Ajo që është e sigurt është se ai është më e guximshëm se unë”. /abcnews